Burime diplomatike ndërkombëtare bëjnë të ditur se guerrilasit shqiptarë kanë nënshkruar marrëveshjen për dorëzimin e armëve. Lideri politik i UÇK-së, Ali Ahmeti, ka firmosur ujdinë pasi ka marrë garancitë për amnesti nga përfaqësuesit e Aleancës Veri Atlantike. Paul Bernard, zëdhënës i negocijatorit të NATO-s Peter Faith citohet të ketë thënë se qeveria maqedonase gjithashtu ka ofruar një amnesti të pjesshme, detajet e së cilës do të bëhen të ditura më vonë.