Ndërlidhjet

SHKUP / BRUKSEL


Delegacioni i NATO-s prej 15 ekspertësh ka mbërritur në Maqedoni për të hulumtuar gjendjen atje si dhe saktësuar kohën për fillimin e hyrjes së forcës së Aleancës. Zëdhënësi në Shkup, Barry Johnson, tha se NATO-ja ka bërë të qartë se kusht për implementimin e forcës mbetet vazhdimi i armëpushimit dhe gadishmëria e kryengritësve shqiptarë për të dorëzuar armët. Vendimi u morr pas kthimit në Bruksel të lordit George Robertson, i cili tuboi të 19 ambasadorët e Këshillit në një sesion të zgjatur, që përfundoi në orët e para të mëngjesit. Tashmë është konfirmuar se takimi me dyer të mbyllura, që do të vendosë për dërgimin e forcës 3 mijë e 500 trupëshe në Maqedoni, fillon nesër rreth orës 10 të mëngjesit. Një diplomat i lartë citohet të ketë thënë se trupat mund të dërgohen më shpejt nga ç’është parashikuar.
XS
SM
MD
LG