Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Europian ka premtuar ndihmë financiare për Maqedoninë në vlerë prej disa milionë euro, por kjo mbështetje është kushtëzuar me zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar dje. Chris Paten, komisioneri për çështjet e jashtme të Bashkimit Europian, tha se përveç 42 milion eurove të programit për ndihmë, Maqedonisë do t’i jepen 2,5 milion të tjera për riparimin e shtëpive të dëmtuara. Ndërkaq, Komisioni Europian ka kanalizuar, prej programit për Ballkanin, një tjetër paketë në vlerë 30 milion euro. Shuma prej 50 milion euro ndihmë makro-financiare mund të aktivizohet sapo Maqedonia të dëshmojë se po respekton paktin e bërë me Fondin Monetar Ndërkombëtar – përmbylli komisioneri Paten.
XS
SM
MD
LG