Ndërlidhjet

SHKUP


Presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski ka kërkuar nga kryetari i Parlamentit, Stojan Andov që të fillojë procedurat për ndrshymin e Kushtetutës që do t’u jepte të drejta më të mëdha shqiptarëve, si hap i parë në implementimin e Marrëveshjes së arritur politike. Nuk është e qartë se kur do të mbahet mbledhja e ardhëshme e Parlamentit, por është thënë se këto procedura nuk duhet të zgjasin më shumë se 45 ditë. Televizioni shtetëror i Maqedonisë thotë se Parlamenti do të ratifikojë amandamentet kushtetuese pas tre ditësh, pasi NATO të njoftonte Qeverinë se kryengritësit shqiptarë janë çarmatosur.
Parlamenti duhet të miratojë edhe amnistinë për kryengritësit që presidenti Trajkovski i ka premtuar NATO-s , përveç rasteve të krimeve me të cilat merret Tribunali i Hagës.
XS
SM
MD
LG