Ndërlidhjet

BRUKSEL


Këshilli i NATO-s diskutoi në Bruksel nëse të dërgojë 3.500 trupat menjëherë apo një forcë paraprijëse më të vogël në Maqedoni, por udheqësi i misionit të planifikuar ka thënë se armëpushimi akoma është i brishtë për të bërë dislocimin e plotë.
Këshilli ka përfunduar sesionin special me kërkesë vendeve anëtare që deri në orën pesë të japin vërejtjet, nëse jo do të autorizojë dislocimin e komandës së misionit dhe elementeve mbështetëse prej nja 400 vetësh, gjatë kësaj jave. Tre nga katër kushtet praprake për dërgimin e misionit në Maqedoni janë plotësuar, por Këshilli i NATO-s duhet të përcaktojë nëse atje egziston armëpushim i qëndrueshëm para se të japë urdhërin definitiv për dërgimin e gjithë misionit për mbledhjen e armëve në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
XS
SM
MD
LG