Ndërlidhjet

SHKUP


Në Maqedoni sot raportohet situatë kryesisht e qetë kurse Ministria maqedonase e Mbrojtjes ka njoftuar se mbrëmë gjatë natës ka patur konfrontime midis kryengritësve shqiptarë dhe forcave qeveritare në fshatrat rreth Tetovës dhe Kumanovës. Ministria e Mbrojtjes thotë se kryengritës shqiptarë kishin sulmuar forcat e sigurisë rreth stadiumit të Tetovës dhe në fshatra në shpatiet e Sharrit dhe fshatrat tjera afër Tetovës dhe Kumanovës. Forcat qeveritare janë përgjigjur në mënyrë adekuate thotë kjo Ministri, por nuk raportohet për viktima.
XS
SM
MD
LG