Ndërlidhjet

TOKIO


Kryeministri i Japonisë, Juniçiro Koizumi ka shprehur keqardhje të thellë për viktimat nga agresioni japonez ndaj vendeve aziatike gjatë Luftës së Dytë Botërore, me rastin e shënimit të 56 vjetorit të kapitullimit të Japonisë. Vendi ynë u ka shkatuar dëme dhe vuajtje të pakompenzushme shumë vendeve, veçanërisht popujve aziatikë gjatë asaj lufte, ka thënë Koizumi gjatë komemoracionit, ku ishte edhe mbreti i Japonisë Akihito. Kryeministri i Japonisë ka përkujtuar edhe tre milionë japonezë që u vranë gjatë luftës së Dytë Botërore, kurse mbreti Akihito ka shfaqur shpresën e sinqertë se shkatërrimet që sjellë lufta nuk do të përsëriten më.

JERUSALEM.
Radioja Izraelite njofton se ushtarët izraelitë kanë vrarë Imad Abu Seineh, aktivistin e fraksionit të Al-Fatahut të Arafatit, në qytetin e Hebronit, në Bregun Perëndimor, për shkak të përzierjes së tij në sulme me armë kundër Izraelit. Ndërkohë, Jaser Arafat ndodhet në Kajro për të diskutuar me diplomatët arabë rrugët për dhënien fund të dhunës në Lindje të Afërt. Nga ana tjetër, Organizata e Konferencës Islamike, në emër të palestinezëve pritet të kërkojë formalisht nga Kombet e Bashkuara një mbledhje të Këshillit të Sigurimit. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka thënë se inkursionet izraelite në territoret palestineze janë provokative dhe u ka bërë thirrje dy palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje.
XS
SM
MD
LG