Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Ekspertët e NATO-s filluan me vlerësimin e stabilitetit të armëpushimit në Maqedoni dhe përgaditjen e qendrave të grumbullimit të armëve të cilat, sipas marrëveshjeve, duhet t’i dorëzojnë vullnetarisht kryengritësit shqiptarë. Zëdhënësi i NATO-s në Shkup, Barry Johnson, njoftoi se 15 ekspertë nga Aleanca janë duke punuar që të përcaktojnë se ku do të fillonin misionin e çarmatimit 3500 trupat e kryesuar nga Britania. Këshilli i NATO-s autorizoi dje dislokimin e 400 trupave paraprijëse që do të fillojnë të arrijnë të premten në Maqedoni, kurse për misionin e plotë akoma nuk është marrë vendim final.
XS
SM
MD
LG