Ndërlidhjet

SHKUP


Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Stojan Andov ka thënë se ai nuk do të hapë sesionin e Parlamentit që të debatojë për ndryshimet kushtetuese në 31 gusht sipas marrveshjes së paqës, nëse deri atëherë misioni i NATO-s nuk mbledhë një të tretën e armatimit nga kryengritësit shqiptarë. Vështirë se misioni i NATO-s mund të plotësojë afatin e caktuar nga Stojan Andov, pasi akoma nuk është marrë vendimi për dislokimin e plotë të misionit 3500 ushtarësh, por edhe sikur forca të kishte arritur në Maqedoni, asaj i nevojiten 14 ditë që të vendoset në terren.
XS
SM
MD
LG