Ndërlidhjet

MOSKË


Dy ushtarë rus kanë humbur jetën kur kryengritësit çeçenë kanë rrëzuar dje helikopterin e tyre në rajonet malore në jug-lindje të Çeçenisë, kumtoi sektori qendror rus në Kaukazin verior. Sipas pohimeve të agjencisë Interfaks, viktimat kanë qenë piloti dhe ndihmësi i tij, por nuk jepen sqarime nëse në helikopter ka patur edhe ushtarë të tjerë.
Helikopteri ushtarak rus është godituar me një granatë në zonën e Vedenos, e cila ditëve të fundit ka qenë arenë e konfrontimeve me përmasa më të vogla.
XS
SM
MD
LG