Ndërlidhjet

Nowicky: Ende nuk kam marrë përgjigjje zyrtare nga zoti Haekkerup, lidhur me urdhërat ekzekutivë


"Një rregullore e tillë, që ka për qëllim të kufizojë të drejtat e njerëzve për të shitur apo blerë pronat, nuk është në kundërshtim me nenin 1 të Konventës për të Drejtat e Njeriut. Mund të ketë situata kur mund të gjeni shkelje të së Drejtës mbi Pronën - në baza individuale dhe në rrethana të veçanta -por jo si përgjithësim, që të thuhet se kjo është kundër të drejtave të njeriut" - thotë Marek Nowicky, ombudspersoni në Kosovë.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Novicki, cilat janë detyrat dhe preokupimet kryesore të zyrës ssuaj dhe tuajat personalisht?

Nowicky
Institucioni ynë këtu ka një punë mjaft të vështirë, madje, shumë më të vështirë se sa ombudspersonat në vendet e tjera të Evropës, për shkak të rrethanave tepër të veçanta që ekzisojnë këtu. Rroli ynë është që të shikojmë punën e administratës civile dhe të autoriteteve të tjera lokale që funksionojnë këtu, nga pikëpamja e standardeve themelore të të drejtave të njeriut, para së gjithash, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të qeverisjes ndërkombëare me të drejtat qytetare dhe politike.

Marrim ankesa individuale dhe unë marr vendim për të filluar hetimet për çështje të caktuara ex-oficio me iniciativën time. Gjithashtu, një pjesë e rëndëshime e punës sonë, ka të bëjë me shqyrtimin e ligjeve në Kosovë nga pikëpamja e respektimit të standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Në këtë kuadër, ne kemi nxjerë tri raporte speciale në lidhje me rregullore të veçanta të UNMK-ut. Një për imunitetin dhe privilegjet e UNMIK-ut dhe KFOR-it këtu, rregullorja 47, tjetra - lidhur me aspekte të caktuara të ligjit që aplikohet në Kosovë, posaçërisht çështja e standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si pjesë e ligjit të Kosovës; së fundi kemi pasur një raport të tretë lidhur me urdhërin ekzekutiv të zotit Haekkerup. Mirëpo, një pjesë e rëndësishme e punës sonë ka të bëjë edhe me procesin e ripajtimit ndëretnik.

Radio Evropa e Lirë
Zoti Nowicky, ju keni pasur disa vizita në gjithë Kosovën dhe në rajon. Cilat janë ankesat kryesore të qytetarëve të Kosovës?

Nowicky
Para së gjithash, do të doja të thosha se ky është një program yni shumë i madh për të vizituar të gjitha komunat e Kosovës, për të biseduar me të gjithë administratorët ndërkombëtarë, përfaqësuesit e asambleve dhe nëse është e nevojshme edhe me përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme që jetojnë në komuna të caktuara, në përpjekje për të parë se cilat janë problemet kryesore atje, në mënyrë që më vonë të shohim se çfarë mund të jetë roli dhe përfshirja e ombudspersonit në lidhje me këto probleme. Deri më tash kam vizituar rreth 13 komuna, së shpejti do të shkoj në Suharekë, në Viti, në Shtërpce e të tjera.

Është me rëndësi për mua dhe institucionin tonë - sepse ne tani po flasim drejtpërdrejt me njerëzit e përfshirë në jetën publike në pjesë të ndryshme të Kosovës dhe që janë të përfshirë në probleme, nganjëherë tepër të ngatërruara - për të pasur një gjykim të drejtë se cila do të jetë pjesa jonë e lojës.

Radio Evropa e Lirë
Zoti Nowicky, ju keni kritikuar krerët e pranisë ndërkombëtare në Kosovë, edhe ata ushtarakë edhe ata civilë, për arrestimin dhe mbajtjen e njerëzve në paraburgim sipas urdhërave ekzekutive. Ndërkohë, UNMK-u ka deklaruar se këto masa ndërmerren për të ruajtur stabilitetin e Kosovës. Cili është komenti juaj?

Nowicky: Deri më tash nuk kam kurrafrë komenti zyrtar, pasi ende po pres për një përgjigje formale zyrtare të zotit Haekkerup ndaj raportit tonë special lidhur me këtë çështje. Pra, deri më tash nuk kam marrë asgjë zyrtare, pos disa deklaratave të bëra nga zëdhënësit, por kjo për ne nuk paraqet diçka së cilës duhet përgjigjur, prandaj po presim përgjigjen zyrtare të zotit Haekkerup!

Radio Evropa e Lirë
Po, cili është komenti juaj për urdhërin ekzekutiv. A është kjo komepetencë në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut?

Nowicky: Kjo është pikërisht ajo që kemi thënë lidhur me këtë çështje, posaçërisht në rastet kur kemi situatat kur një panel prej tre gjyqtarësh ndërkombëtarë, që llogariten të pavarur dhe të paanshëm, merr vendim të lirojë dikë nga paraburgimi, por ky person vazhdon të mbahet në bazë të urdhërit ekzekutiv. Kjo situatë është krejtësisht e papranueshme dhe nuk mund të ketë kurrfarë justifikimi.

Gjyqtarët ndërkombëtarë janë këtu për të bërë drejtësi dhe për të garantuar se njerëzit do të kenë shqyrtim të drejtë, të paanshëm dhe të pavarur në rastet kur bëhet fjalë për çështje të ndieshme. Nëse vendimi gjyqësor nuk respektohet dhe ekzekutivi thjesht e injoron këtë vendim, aëherë shtrohet pyetja se ku dhe si këta gjykatës mund të ushtrojnë funksionet e tyre gjyqësore dhe juridike. Nëse ekzekutivi ndryshon vendimin e një gjyqtari, ky gjyqtar më nuk është person që mund të konsiderohet si gjykatës.

Radio Evropa e Lirë
Nëse një person i cilië shtë mbajtur në burg sipas urdhërit ekzekutiv lirohet si i pafajshëm, si mund të kërkojë ai të drejtat e tij?

Nowicky: para së gjithash ky person, në bazë të nenit 5 të Konventës Evropiane pë të Drejtat e Njeriut ka të drejtë të kompenzimit, për shkak të mbajtjes së paligjshme në burg dhe kjo është krejtësisht e thjeshtë.
Radio Evropa e Lirë
Si e komentoni rregulloren për imunitetin dhe privilegjet e ndërkombëtarëve të punësuar në Kosovë?

Nowicky: Ky është subjekti kryesor i raportit tonë të parë special që ka të bëjë me rregulloren 47. Në Kosovë, edhe pse kjo është një çështje tepër e komplikuar për t’iu përgjigjur me pak fjalë, këtu nuk ka një mision tipik të Kombeve të Bashkuara apo të kujtdoqoftë. Në Kosovë është një rend, një gjendje surrogate, krijuar nga komuniteti ndërkombëtar. Në këtë gjendje, në bazë të rregullores 47 në përgjithësi ata janë imunë. A mund ta imagjinoni gjendjen e njerëzve, që jetojnë në një situatë të këtillë, kur ata nuk kanë asnjë mënyrë, asnjë instrument dhe asnjë rrugë ligjore për të kundërshtuar njerëzit që mbajnë funksione në administratën e Kombeve të Bashkuara, apo si pjesë e pranisë ushtarake këtu?



Radio Evropa e Lirë
Zoti Nowicky, eskpertë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut thonë se një projektr-regullore, që ndalon shitblerjen e patundshmërive ndërmjet etniteteve në disa komuna të Kosovës, është në kundërshtim me të drejtat e njeriut. Cili është komenti dhe qëndrimi juaj lidhur me këtë?


Nowicky
Para së gjithash, më duhet ta shoh rregulloren, por, në parim, kjo rregullore kufizon të drejtat e fuqisë mbi pronën. E drejta mbi pronën nuk është e drejtë absolute dhe ka kufizime lidhur me këtë, me kusht, që këto kufizime të rregullohen me ligj, i cili duhet të jetë mjaft i qartë dhe që nuk lë hapësirë për ndonjë arbitraritet dhe vendime arbitrare. Këto kufizime duhet t’u përgjigjen nevojave reale shoqërore dhe ekonomike të shoqërisë, duke pasur parasysh rrethanat e veçanta.

Ka nevojë për një lloj kufizimi, por duhet të ketë arsye të duhura edhe për këto kufizime që lidhen me interesin e përgjithshëm publik. Kjo do të thotë se një rregullore e tillë, që ka për qëllim të kufizojë të drejtat e njerëzve për të shitur apo blerë pronat, nuk është në kundërshtim me nenin 1 të Konventës për të Drejtat e Njeriut. Mund të ketë situata kur mund të gjeni shkelje të së Drejtës mbi Pronën - në baza individuale dhe në rrethana të veçanta -por jo si përgjithësim, që të thuhet se kjo është kundër të drejtave të njeriut.

Radio Evropa e Lirë
Mirëpo a është e domosdoshme të ketë një rregullore të veçantë për këtë çështje kur ekziston ligji që mund t’i mbrojë njerëzit dhe të drejtën e tyre të pronës, nëse kjo e drejtë është kërcënuar?

Nowicky
Po, por ju e dini shumë mirë se kjo nuk funksionon dhe ka probleme të ndryshme për çështje të ndryshme. Dua të them një gjë; në zona të caktuara dhe probleme të caktuara, autoritetet kanë zbraztësi të shumta për vlerësime dhe për të përcaktuar nëse ka nevojë për masa të tilla kufizimi.

XS
SM
MD
LG