Ndërlidhjet

SHKUP/BRUKSEL


Njësia e parë e parashutistëve çekë ka arritur në kryeqytetin e Maqedonisë, ndërsa kontigjenti prej 400 trupash britanike pritet të mbërrijë në mbrëmje. Sikurse është paralajmëruar detyra e atyre trupave përkufizohet në inspektimin e gjendjes në terren. Ndërkaq, Këshilli i NATO-s, ka shtyrë për javën e ardhshme vendimin për fatin e forcës 3 mijë e 500 trupëshe të Aleancës. Pasi morrën në shqyrtim situatën në Maqedoni, në sesionin special të paradites, ambasadorët e Aleancës Veri-Atlantike konkluduan se është ende shpejt për të marrë një vendim final që do t’i hapte udhë zbarkimit të forcave të NATO-s dhe kryerjes së misionit për grumbullimin e armëve të njohur me emrin e koduar “Korrja e domosdoshme”.
XS
SM
MD
LG