Ndërlidhjet

TIRANË


Duke përshëndetur fillimin e operacionit të zbarkimit të trupave të NATO-s në Maqedoni, zëvendësministri i jashtëm i Shqipërisë, Pëllumb Xhufi, tha se qeveria i ka ofruar NATO-s të gjithë lehtësirat për kryerjen e këtij operacioni. Zoti Xhufi rihodhi poshtë akuzat, kryesisht nga autoritetet e Maqedonisë, që i janë adresuar vendit si furnizues me armë i konfliktit. Më tej ai tha se dorëzimi i armëve nga ana e UÇK-së është vetëm njëra anë e medaljes së paqes. Zëvendës ministri i jashtëm i Shqipërisë shtoi se thelbësor në këtë proces, mbetet rindërtimi i besimit mes dy bashkësive etnike.
XS
SM
MD
LG