Ndërlidhjet

MERDARË


Zyrtarë të NATO-s në Kosovë dhe autoritete të Armatës jugosllave, nënshkruan sot në Merdarë, marrëveshjen për kthimin e menjëhershëm të trupave jugosllave në kufirin me Kosovën. Ujdia e nënshkruar nga komandanti i forcës paqeruajtëse KFOR, gjeneral-lejtnanti norvegjez, Torstain Shaker, i lejon këtij të fundit të anullojë marrëveshjen e nënshkruar, pasi 5 kilometrat e zonës tampon vazhdojnë të mbeten nën juridiksionin e komandës së KFOR-it. Ndërkaq sipas marrëveshjes në fjalë, forcave jugosllave u hiqen të gjitha kufizimet mbi lëvizjen dhe armatimin, me përjashtim të përdorimit të aeroplanëve ushatarakë dhe sistemit ajror të mbrojtjes.
XS
SM
MD
LG