Ndërlidhjet

logo-print

PEKIN


Kina ka vendosur të lejojë shtetasit në disa provinca të vendit të lëvizin më me lehtësi në mënyrë që të plotësojnë kërkesat për treg pune. Zyrtarë kinezë citohen të kenë thënë se kufizimet do t’u hiqen kryesisht provincave bregdetare brenda një periudhe pesë vjeçare. Ligji për kufizimin e lëvizjes së njerëzve që datonte nga koha e udhëheqësit komunist Mao Ce Dun, i detyronte njerëzit të qëndronin në vend-lindje ose në vende ku ishin regjistruar ligjërisht, kjo me qëllim që të shmangej mbipopullimi i qyteteve dhe braktisja e zonave rurale.
XS
SM
MD
LG