Ndërlidhjet

BRUKSEL


Këshilli i NATO-s, ka shtyrë për javën e ardhshme vendimin mbi fatin e forcës 3 mijë e 500 trupëshe të Aleancës, ndërsa do të dërgojë të hënën në Maqedoni, gjeneralin amerikan Joseph Ralston, komandant suprem i forcës së NATO-s për Europën. Mësohet se pasi të informohet për gjendjen në terren, gjenerali Ralston do t’u raportojë ambasadorëve të 19 vendeve mbi gjasat reale të dërgimit të trupës së plotë në Maqedoni. Në sesionin special të paradites, ambasadorët e Aleancës Veri-Atlantike konkluduan se është ende shpejt për të marrë një vendim final që do t’i hapte udhë zbarkimit të forcave të NATO-s dhe kryerjes së misionit për grumbullimin e armëve, të njohur me emrin e koduar “Korrja e domosdoshme”.
XS
SM
MD
LG