Ndërlidhjet

SHKUP


Zëdhënësi i NATO-s, Barry Johnson, ka pohuar për radion “Europa e Lirë”, të ketë pasur disa shkelje armë-pushimi natën dhe ditët e kaluara në Maqedoni, por ka shtuar se në krahasim me zhvillimet e konfliktit në muaj, incidentet e fundit mbeten minore. “Ka një ulje të intensitetit, megjithëse tensionet mbeten të larta” – ka thënë zëdhënësi Johnson për të shtuar se NATO-ja do të marrë në konsideratë çdo incident të izoluar, në kontekstin e caktuar. “Vetëm pasi të vlerësohet shkalla e rrezikshmërisë që bart për forcën e Aleancës, do të pasojë vendimi politik për hyrjen e trupave të NATO-s në Maqedoni” – ka deklaruar për Europa e Lirë, zëdhënësi i NATO-s, Barry Johnson.
XS
SM
MD
LG