Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministrja e jashtme e Maqedonisë, Ilinka Mitreva është takuar në Beograd me presidentin jugosllav Vojislav Kostunica dhe kryeministrin Dragisa Pesic, me të cilët siç raportohet, ka biseduar mbi aktualitetin ballkanik, raportet dypalëshe dhe detaje të zbatimit të marrëveshjes së paqes në ish-Republikën Jugsollave të Maqedonisë. Më herët Mitreva u takua me homologun e saj jugosllav, Goran Svilanovic, takim pas të cilit të dy zyrtarët u pajtuan se ngjarjet e fundit në Maqedoni janë rezultat i “terrorizmit shqiptar”, siç u shprehën ata. Ministri Sfillanovic tha se vendi i tij dhe Maqedonia ndajnë të njëjtat vlera dhe se nuk ka mospajtime mes tyre.
XS
SM
MD
LG