Ndërlidhjet

PNOM PEN


Ish-kreu i shtetit të Kamboxhias në kohën e regjimit të Kmerëve të Kuq, mohoi të ketë pasur lidhje me vrasjen e dy milionë njerëzve gjatë viteve ’70. Kheiu Samphan, i cili renditet ndër personat kryesorë që do mund të penalizohen nga Gjykata për hetimin e krimeve të luftës në Kamboxhia, tha se nuk kishte pasur pushtet vendim-marrës në kohën e Kmerëve. Samphan ka përfaqësuar Kmerët e Kuq në konferencat ndërkombëtare, por pushteti real, asaj kohe ishte përqëndruar në duart e Pol Potit, i cili vdiq në vitin 1998.
XS
SM
MD
LG