Ndërlidhjet

BRUKSEL-SHKUP


Komandanti suprem i forcave të NATO-s për Evropë, gjenerali Joseph Ralston, të hënën pritet të udhëtojë në Shkup që të vlerësojë situatën para misionit të planifikuar të NATO-s në Maqedoni për mbledhjen e armëve. Vlerësimet e tij do të jenë vendimtare nëse NATO do të fillojë me planet për dislokimin e forcës kryesore prej 3500 ushtarësh, kanë thënë burime të Aleancës në Bruksel. NATO pritet të marrë vendimin javën e ardhshme lidhur me dërgimin e plotë të forcës për misionin në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG