Ndërlidhjet

SHKUP


NATO ka kërkuar nga autoritetet maqedonase që të heqin bllokadën në magjistralen Shkup-Kosovë, që e kanë vënë dje grupe radikale maqedonase për të penguar linjat e furnizimit të paqeruajtësve të NATO-s në Kosovë. Zëdhënësi i Qeverisë Antonio Milloshovski ka thënë se protestuesit duhet të heqin pengesat që kanë vënë në rrugë, por nuk ka dhënë indikacione se kur do të ndodhte kjo. Organizatori i pengimit të magjistrales, lideri i Kongresit Botëror Maqedonas, Todor Petrov tha dje se bllokada nuk do të hiqej derisa NATO të plotësonte një listë të gjatë kërkesash që kishte shtruar ai. Ata kanë ndaluar gjithë trafikun para vendkalimit kufitar të Bllacës midis Maqedonisë dhe Kosovës, duke lejuar vetëm qarkullimin e forcave të armatosura maqedonase dhe automjeteve të shërbimeve emërgjente.
XS
SM
MD
LG