Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Ministri i Jashtëm Izraelit, Shimon Peres ka deklaruar se janë të hapura dyert për dialog me palestinezët që t’i jepet fund dhunës nëntëmuajshe në Lindjen e Afërt. Peres ka thënë se dy palët po bisedojnë për respektimin e armëpushimit, që nuk është respektuar e që dy palët e konfrontuara e kishin arrituar nga muaji korrik, me ndërmjetësimin amerikan. Shimon Peres ka paralajmëruar se pret të takojë liderin palestinez, Jaser Arafat, por nuk ka saktësuar se kur do të ndodhte ky takim.
XS
SM
MD
LG