Ndërlidhjet

KABUL


Në periferi të kryeqytetit të Afganistanit kanë shpërthyer disa granata, ndërkohë që lëvizja në pushtet e Talibanëve me një defile ushtarake shënonte 72 vjetorin e pavarësisë së vendit nga Britania. Nuk u rapotua nëse ka patur viktima nga këto shpërthime për të cilat zyrtarët e talibanëve akuzuan forcat opozitare, të udhequra nga komandanti Ahmad Shah Masood. Talibanët e morën Kabulin në vitin 1996 dhe tani kontrollojnë pjesën më të madhe të Afganistanit, kurse opozita e Masoodit kontrollon disa territore në veri e verilindje të vendit.
XS
SM
MD
LG