Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Komandanti suprem i forcave të NATO-s për Evropë, gjenerali amerikan Joseph Ralston, arriti në Maqedoni që të vlerësojë nëse mund të fillojë misioni i planifikuar i Aleancës për mbikqyrjen e dorëzimit vullnetar të armatimit nga kryengritësit shqiptarë. Zëdhënësi i NATO-s në Shkup,Peter Altmannspennger tha se gjenerali Ralston do të informohet për situatën në terren, kurse vlerësimet e tij për stabilitetin e armëpushimit do të jenë vendimtare nëse do të niset me misionin në Maqedoni. Aleanca e NATOs pritet të marrë brenda javës vendimin për dislocimin e plotë të forcës 3500 ushtarësh në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG