Ndërlidhjet

SHKUP


Situata në zonat e krizës në Maqedoni ka qenë e qetë nga orët e mëngjesit, por mbrëmë ka patur konfrontime midis kryengritësve shqiptarë dhe forcave qeveritare në rajonin e Tetovës, për të cilat dy palët kanë akuzuar njëra tjetrën, por nuk u raportua për viktima. Një zyrtar i policis ka thënë se kryengritësit shqiptarë mbrëmë kishin hapur zjarr nga armë këmbësorie kundër pozicioneve të forcave qeveritare afër fshatit Poroj, kurse komandantë lokalë të kryengritësve thanë se ishin gjendur nën zjarrin e paprovokuar të forcave qeveritare maqedonase dhe se ata janë të vendosur të respektojnë armëpushimin. Ndërkaq dëshmitarë i kanë deklaruar agjencis Rojter se forcat maqedonase të sigurisë kishin granatuar një fabrikë buke në fshatin Xhepçishtë, në rajonin e Tetovës.
XS
SM
MD
LG