Ndërlidhjet

PRISHTINË


Regjistrimi i kandidatëve për zgjedhjet e Nentorit në Kosovë fillon nesër dhe do të zgjasë tre javë, kumtoi Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë. Partitë politike, të cilat kanë marrë miratimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mund të fillojnë me dorëzimin e listave të tyre në të cilat mund të ketë më së shumti 110 kandidatë. Misioni i OSBE-së, pas paraqitjes së kandidatëve, do të përcaktojë nëse të gjithë kandidatët e paraqitur në lista i plotësojnë kushtet e nevojshme, në pajtim me rregullat e përcaktuara me Kornizën kushtetuese. Kandidatët nuk mund të jenë anëtarë të policisë së Kosovës,Trupave Mbrojtëse të Kosovës e as gjykatës e prokurorë.
XS
SM
MD
LG