Ndërlidhjet

TEHERAN


Ministri i jashtëm i Iranit, Kamal Kharrazi ka përsëritur sot thirrjen e presidentit Mohammad Khatami që ti jepet fund retorikës dhe sloganeve armiqësore kundër vendeve tjera ,duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Në fjalimin që ka mbajtur para parlamentit,i cili duhet të votojë kabinetin e propozuar nga Khatami, ministri Kharrazi ka thënë se qeveria ka ndërmend të zgjerojë politikën iraniane të detantit, siç e ka cilësuar ai. Shefi i diplomacisë Iraniane ka thënë se eshtë e nevojshme një politikë e cila do ti kundërvihej akuzave se Irani është shtet i papërgjegjëshëm.
XS
SM
MD
LG