Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Diplomatët perëndimorë kanë bërë apelin e fundit tek milicia talibane në pushtet në Afganistan për zgjatjen e vizave të tyre dhe që tu lejohet të shohin tetë punonjësit e jashtëm humanitarë të arrestuar para dy javësh nën akuzën e predikimit të krishterimit në Afganistanin mysliman. Talibanët tashmë kanë refuzuar zgjatjen e vizave të diplomatëve nga Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Gjermania, të cilët thanë se do të insistojnë në kërkesën e tyre deri nesër, kur do të merrnin rrugën për në Islamabad. Tetë punonjësit humanitarë, dy amerikanë, katër gjermanë dhe dy australianë, u arrestuan bashkë me 16 afganë, anëtarë të personelit të grupit me seli në Gjermani, Shelter Now.
XS
SM
MD
LG