Ndërlidhjet

DONETSK/UKRAINË


Një zyrtar i sindikatave të Ukrainës ka njoftuar se ekipet shpëtimtare kanë nxjerrë edhe 17 kufoma nga thellësit e minierës ku dje humbën jetën 36 minatorë nga shpërthimi i gazit dhe zjarrit që ka pasuar.Zëdhënësi i ministrisë për situata emergjente, Oleksy Pechyonkin ka thënë se 10 minatorë janë blokuar brenda minierës Zasyadko në rajonin Donetsk, kurse ekipet e shpëtimtarëve thonë se të pakta janë shpresat që të gjenden të gjallë. Në çastet e shprthimit të djeshëm në këte minierë të Ukrainës ndodheshin 250 minatorë, por shumica arritën të dalin në sipërfaqe, kurse 31 minatorë janë shtruar në spitale me djegie të rënda.
XS
SM
MD
LG