Ndërlidhjet

PRISHTINË


Pesë pjesëtarë të familjes shqiptare, Hajra, kanë mbetur të vdekur nga një sulm, që ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së të hënës, në afërsi të fshatit Gllogoc – njoftojnë zyrtarë të UNMIK-ut në Prishtinë. Zyrtarët nuk janë në gjendje të identifikojnë as autorët dhe as motivet e këtij sulmi. Zëdhënësi Andrea Angeli, tha se atentatit i ka mbijetuar vetëm një vajzë 16 vjecare, e cila është shtruar për mjekim në spital. “Makina me të cilin udhëtonin pjesëtarët e familjes është sheshuar nga plumbat” – tha zëdhënësi i UNMIKUt Andrea Angeli. Midis të vrarëve janë edhe dy vajzat, 9 dhe 14 vjecare të familjes së Hamza Hajrës.
XS
SM
MD
LG