Ndërlidhjet

logo-print

RUKSEL


Zyrtarë ushtarakë të NATO-s kanë mbështetur planin për dërgimin e forcës së plotë të Aleancës Veri Atlantike në Maqedoni. Që plani të hyjë në etapën e operacionalizimit ai duhet të miratohet nga ambasadorët e Aleancës. Komiteti ushtarak i NATO-s, në mbledhjen e sotme, ra dakort të vazhdohet me vendosjen e trupave në terren” – tha një burim brenda Aleancës. Aprovimi i planit nga komiteti ushtarak i NATO-s, në përbërje të të cilit marrin pjesë shefat e Shtatmadhorive të 19 vendeve anëtare të Aleancës, është një hap shumë i rëndësishëm drejt dërgimit të forcës së plotë, 3 mijë e 500 trupëshe në Maqedoni. Ambasadorët e NATO-s janë takuar për të dëgjuar raportin e gjeneralit Joseph Ralston mbi gjendjen në Maqedoni dhe për të vendosur përfundimisht mbi të ardhmen e operacionit “Korrja e Domosdoshme”.
XS
SM
MD
LG