Ndërlidhjet

BERLIN


Kryesuesi parlamentar i partisë së kancelarit gjerman, Gerhard Schreder, u shpreh sot se besonte se do të fitonin mocionin për dërgimin e trupave gjermane në kuadër të misionit të NATO-s në Maqedoni. Peter Struck, kryesuesi i Social-Demokratëve në Budenstagun gjerman, citohet të ketë thënë se pret që, në votimin e 29 gushtit, Dhoma e parlamentit gjerman, të ndezë dritën e gjelbërt për trupat gjermane në përbërje të forcës së NATO-s. Sipas atij plani, rreth 500 ushtarë gjermanë, do të marrin pjesë në operacionin “Korrja e domosdoshme”, për grumbullimin vullnetar të armëve në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG