Ndërlidhjet

SHKUP


Qeveria maqedonase ka fajësuar kryengritësit shqiptarë për shkatërrimin e një manastiri Ortodoks, në fshatin Leshk dhe shkelje të armëpushimit në vend. Zëdhënësi i ministrisë së brendshme Marjan Gjurovski, e quajti incidentin, një shpërthim që ndodhi rreth orës tre të mëngjesit, “provokim të rrezikshëm”. Nuk ka konfirmim që aktin ta kenë kryer guerrilasit shqiptar. Sulmi i fundit mbi një objekt kulti, regjistrohet më datë 8 gusht, kur turma sllavo-maqedonsish, sulmuan xhaminë në fshatin Priljep.
XS
SM
MD
LG