Ndërlidhjet

RAMALLAH


Udhëheqësi palestinez, Yasser Arafat është pajtuar sot të takohet me ministrin e jashtëm izraelit, Shimon Peres, me qëllim që të hulumtohen rrugët për pakësimin e dhunës dhe finalizimin e projektit për paqe në Lindjen e Mesme. Arafat tha se ishte i gatshëm të takohej në cdo moment, ndërsa Peres ka kërkuar një fazë mirëbesimi. Propozimi që dy zyratrët e lartë të takohen së afërmi, erdhi nga ministri i jashtëm gjerman, Joschka Fischer, i cili mbërriti dje në Izrael për të vepruar si ndërmjetësues. Sipas të gjitha gjasave, takimi do të mbahet në Berlin.
XS
SM
MD
LG