Ndërlidhjet

MOSKË


Zëvendës-sekretari amerikan i shtetit për kontrollin e armëve, John Bolton, është takuar sot me zëvendës-ministrin e jashtëm të Rusisë, Georgi Mamedov, për të diskutuar mbi pakësimin e armatimeve dhe planin e Shteteve të Bashkuara për mburojën raketore. Qëllimi i serisë së kontakteve të zëvendës-sekretarit amerikan të shtetit, me funksionarë të lartë rusë, është qartësimi i pozicioneve të secilit vend lidhur me temat dhe problemet e sigurisë strategjike. John Bolton pritet të përfundojë nesër vizitën disa ditëshe në kryeqytetin rus.
XS
SM
MD
LG