Ndërlidhjet

Akuza të ndërsjella për destabilizimin e procesit të paqes në Lindjen e Mesme


Robert McMehon Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, mbajti një sesion të posaqëm në të cilin u debatua për opcionet për qetësimin e situatës në Lindjen e Mesme, pasi dhuna e fundit izraelito-palestineze ka shtuar shqetësimet për gjendjen në gjithë këtë rajon. Ky sesion u përshkrua me një thirrje të përgjithshme nga shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit, që izraelitët dhe palestinezët të shqyrtojnë rekomandimet e një komisioni të pavarur.

Përfaqësuesit e Izraelitëve dhe të palestinezëve, dolën para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me akuza të ndërsjella për destabilizimin e procesit të paqes në Lindjen e Mesme.

Përfaqësuesi palestinez, Nasser al-Kidwa kritikoi edhe Këshillin e Sigurimit duke thënë se ai dështoi pasi nuk ia doli të realizoj masat e sigurisë kur armiqësitë izraelito – palestineze kishin shënuar keqësim. Ai kishte kërkuar nga Këshilli i Sigurimit, që të miratoj një rezolutë për autorizimin e një force mbikqyrëse ndërkombëtare. Kjo kërkesë e tij ishte përkrahur nga pothuajse të gjithë përfaqësuesit e shteteve islamike, që kishin folur në këtë sesionin.

Shtetet e Bashkuara, që janë anëtare e Këshillit me të drejtën e vetos, kundërshtojnë çfarëdo force vëzhguese ndërkombëtare në këtë rajon, duke mbështetur kështu qëndrimin e Izraelit, se një veprim i tillë do të çrregullonte përpjkekjet që të dy palët të ulen në tryezën e negociatave.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, James Cunningham, në selinë e Kombeve të Bashkuara, ka vënë në dyshim, efektivitetin e çfarëdo aksioni eventual ndërkombëtar:

- Ajo që kërkohet tash, nuk është retorika dhe debati që polarizon - në këtë situatë edhe ashtu të ndieshmne - nuk është as përpjekja për të dënuar njëren palë, me akuza të pabalancuara apo për të imponuar ide të paverifikuara, që nuk do ta ndërronin realitetin në terren. Kjo nuk është mënyra që Këshilli ti plotësoj detyrimet e veta. Nuk duhet të bëhen përpjekje për futje në veprime, që procesin aq të pritur të paqes, do ta vështirësonin edhe më tepër.

Katër shtetet e tjera, anëtare të Këshillit të Sigurimit me të drejtën e vetos, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe, nuk kishin bërë aludime për propozim të rezolutës për aksion të Kombeve të Bashkuara. Mirëpo, të gjitha ato, kishin qenë kritike lidhur me masat e sigurimit izraelit kundër palestinezëve.

I deleguari i Britanisë në Kombet e Bashkuara, Stewart Eldon, kishte kërkuar nga Izraeli që të përmbahet nga përdorimi i forcës dhe që të përpiqet të realizoj rekomandimet e komisionit ndërkombëtar, që kryesohej nga ish senatori amerikan, George Mitchell.

Stewart Eldon tha:

- Këto restriksione mund të shkaktojnë vetëm hidhërime dhe shqetësime dhe nuk do të ndihmojnë në arritjen e marrëveshjes. Ne ftojmë Izraelin që të transferoj të gjitha të ardhurat nga tatimet në autoritetin palestinez, të bllokoj të gjitha veprimet lidhur me ndërtmin e vendbanimeve dhe të plotësoj obligimet e tjera të parapara nga komisioni Miçell pa vonesë.

Ndërsa, ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara, Yehuda Lancry, tha se aksionet e fundit, të ashpra, të Izraelit kundër zyrave dhe fshatrave ishin përgjigjje e qeverisë karshi një përshkallëzimi të fushatës palestineze të terrorit. Ai tha se Këshilli i Sigurimit duhet ti dërgoj një mesazh të qartë liderit palestinez, Yasser Arafat se terrorizmi është i papranueshëm.

Ambasadori izraelit, Lancry tha:

- Ne ishim ballafaquar me një fushatë të llogaritur dhe të orkestruar të terrorit palestinez për më tepër se 10 muaj. Shpërthimet nga bombat dhe të shtënat në hapësirat civile janë bërë përditshëri e jetës për shumë izraelitë. Ajo që ka ndërruar dhe që ka pasur efekt katastrofik, është intensiteti dhe tmerri i sulmeve.

XS
SM
MD
LG