Ndërlidhjet

BRUKSEL


NATO-ja pritet të marrë nesër një vendim për dërgimin e forcës së plotë të Aleancës Veri Atlantike në Maqedoni, pasi ka dëgjuar raportin e komandantit të forcës së NATO-s për Evropën, gjeneralit amerikan, Joseph Ralston mbi gjendjen në terren. Zyrtarë të Aleancës citohen të kenë thënë se Këshilli i NATO-s tani ka të gjitha informacionet e nevojshme dhe se në seancën e sotme nuk ka pasur kundërshti apo shqetësime të dukshme për fillimin e operacionit “Korrja e domosdoshme”. 19 ambasadorët e NATO-s kanë nisur konsultimet urgjente me kryeqytetet e tyre dhe kanë caktuar mesditën e së mërkurës si kohën kur cdo vend do të raportojë për pozicionimin e tij. Më herët gjatë ditës, Komiteti ushtarak i NATO-s, në përbërje të të cilit marrin pjesë shefat e Shtatmadhorive të 19 vendeve anëtare, ra dakort për dërgimin e forcës së plotë, 3 mijë e 500 trupëshe në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG