Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Departamenti amerikan i Shtetit dënon në mënyrë kategorike shkatërrimin e manastirit ortodoks në Leshk si dhe cdo akt që rezulton me shkatërrimin e qendrave kulturore dhe fetare – ka thënë sot zëdhënësi Philip Reeker. Duke folur për Maqedoninë, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit është shprehur se komandanti suprem i NATO-s për Europën, gjenerali Joseph Ralston, ka raportuar për Maqedoninë dhe bazuar në paraqitjen që ai ka bërë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, lordi George Robertson, ka rekomanduar që Aleanca të vlerësojë faktin se kushtet lejojnë dërgimin e forcës në kuadër të operacionit “Korrja e Domosdoshme”. Por, ka vërejtur, zëdhënësi Philip Reeker, NATO-ja nuk do të autorizojë misionin, deri në momentin kur të gjithë aleatët të kenë vendosur për të.
XS
SM
MD
LG