Ndërlidhjet

logo-print

BERLIN


Kabineti ministror i Gjermanisë do të ndërpresë pushimet verore për një sesion të jashtëzakonshëm që do të diskutojë lidhur me pjesëmarrjen e trupave gjermane në misionin e NATO-s për grumbullimin e armëve në Maqedoni. Zyrtarë të cilët shoqërojnë kancelarin Gerhard Schreder, thonë se ai do të ndërpresë udhëtimin veror në lindje të vendit, për të marrë pjesë në sesionin special të kabinetit, i cili do të pasohet nga votimi në parlament.
Për shkak të shqetësimeve rreth së kaluarës naziste të Gjermanisë, ligji parashikon që cdo vendosje e trupave jashtë vendit, të bëhet me miratimin e parlamentit.
XS
SM
MD
LG