Ndërlidhjet

SHKUP


Agjensia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët tha sot se do të shtojë operacionet që do t’u mundësojnë kthimin mëse 125 mijë njerëzve të zhvendosur gjatë periudhës gjashtë mujore të konfliktit në Maqedoni. I dërguari special i UNHCR-së për Ballkanin, Eric Morris, tha se krijimi i kushteve të nevojshme për kthimin e sigurtë të refugjatëve, është themelor për zbatimin e sukseshëm të marrëveshjes së paqes në Maqedoni. Agjensia e Kombeve të Bashkuara njoftoi se kanë dërguar ekipe të tyre në rajonet e Kumanovës dhe Haraçinës, që prej nënshkrimit të marrëveshjes politike javën e shkuar.
XS
SM
MD
LG