Ndërlidhjet

TIRANË


Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Mejdani, ka shprehur besimin se Kosova do mund të bëhet e pavarur, në kuadër të procesit të përgjithshëm për integrim europian, proces ky që përfshin edhe Ballkanin. Në një intervistë për agjensinë Rojters, zoti Mejdani ka thënë se është optimist për të ardhmen e Kosovës dhe faktin se institucionet që do të ngrihen pas zgjedhjeve të 17 nëntorit, do të përshpejtojnë procesin e transferimit të pushtetit nga autoritetet ndërkombëtare tek përfaqësuesit e zgjedhur vendorë. Rexhep Mejdani tha se nuk besonte në arsyetimin se krijimi i një shteti të ri në Ballkan do të nxiste efektin domino në rajon. “Kur të jenë pjekur kushtet, në kuptimin e forcimit të demokracisë, institucioneve të së drejtës, respektimit të të drejtave të njeriut dhe krijimit të një shoqërie shumë-etnike, unë besoj se hapi i fundit dhe zgjidhja e drejtë do të jetë pavarësia” – citohet të ketë thënë presidenti i Shqipërisë, Rexhep Mejdani.
XS
SM
MD
LG