Ndërlidhjet

logo-print

HAGË


Koloneli i etnisë serbe të Bosnjes, Dragan Jokic, i dyshuar për krime lufte, hodhi poshtë akt-padinë e Gjykatës së Hagës që e akuzonte për ekzekutime dhe persekutime në qytetin e Srebrenicës. Jokic, shef i personelit teknik të brigadës së Zavornikut, në kohën kur mijëra boshnjakë u masakruan në Srebrenicë, tha sot se ishte i pafajshëm. Prokurorët e Hagës e akuzojnë kolonelin Dragan Jokic, të ketë asistuar në djegie njerëzish, të ketë siguruar pajisje teknike si dhe të ketë transmetuar raporte tek eprorët për ecurinë e operacionit të vrasjeve.
XS
SM
MD
LG