Ndërlidhjet

BRUKSEL


NATO autorizoi sot deploimin e 3.500 trupave në Maqedoni, që do të kenë mision mbledhjen dhe asgjësimin e armatimit që do të dorzojnë vullnetarisht kryengritësit shqiptarë, pasi asnjë nga 19 vendet anëtare nuk dhanë vërejtje deri në afatin e caktuar. Sekretari i përgjithëshëm i Aleancës, George Robertson tha në konferencë për shtyp se kjo është një ditë e madhe për NATO-n dhe aqë më e rëndësishme për Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, duke shtuar se Aleanca merr një hap historik përpara, gjithashtu, për ofrimin e stabilitetit dhe sigurisë në mbarë rajonin e Ballkanit. Sipas këtij vendimi, pjesa kryesore e forcës mund të niset për në Maqedoni brenda 48 orësh .Atje tashmë gjenden 400 trupa. Dislocimi i plotë i forcës do të marrë nja 10 ditë, kurse mbledhja e armatimit do të zgjasë 30 ditë.
XS
SM
MD
LG