Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Këshilli i NATO-s u takua sot me Komitetin Politikë dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, që të informohet nga Francois Leotard, ndërmjetësuesi Evropian, i cili bashkë me zyrtarë të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara ndihmoi për arritjen e Marrëveshjes politike në Maqedoni. Sekretari i përgjithëshëm i NATO-s, George Robertson e vlerësoi bashkëpunimin midis Bashkimit Evropian dhe NATO-s në krizën e Maqedonisë si një nga parneritetet më të suksesëshëm që ka ndodhur. Leotard ka thënë se sesioni i Parlamentit për ndryshime kushtetuese është caktuar më 31 gusht dhe se 45 ditët e ardhëshme, duke kombinuar reformat kushtetuese me deploimin e NATO-s, do të jenë vendimtare për ardhmërinë e vendit.
XS
SM
MD
LG