Ndërlidhjet

MOSKË


Nënsekretari amerikan i Shtetit për Kontrollin e Armatimit, John Bolton ka thënë se Shtetet e Bashkuara mund të tërhiqen njëanshmërisht nga Marrëveshja për Raketat Antibalistike e vitit 1972, nëse nuk arrihet kompromis me Rusinë për planet e Uashingtonit për mbrojtjen raketore.
Bolton u ka deklaruar mediave të Moskës se vendimi esencial për pëte çështje do të duhet të merret gjatë takimit të presidentëve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në muajin nëntor. Rusia oravatet të arrijë pajtimin e Shteteve të Bashkuara për zvogëlime të mëdha të armëve bërthamore, të fiksuara në Marrëveshje ndërkombëtare, para çdo negociate të mëtejshme për mbrojtjen raketore. Shtetet e Bashkuara thonë se dëshirojnë të reduktojnë arsenalet e veta bërthamore njëanshëm, pa nënshkruar ndonjë marrëveshje formale me Rusinë.
XS
SM
MD
LG