Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Kryeministri Izraelit, Ariel Sharon ka deklaruar se me qëllim të fillimit të implementimit të planit paqesor, të aprovuar ndërkombëtarisht, të gjitha armiqësitë midis Izraelit dhe palestinezëve duhet të ndërpriten brenda shtatë ditësh. Sharon ka thënë se kjo periudhë shtatëditëshe është dakorduar me sekretarin amerikan të shteit Colin Powel. Kryeministri izraelit ka bërë këtë deklaratë pasi lideri palestinez, Jaser Arafat dhe Ministri i Jashtëm izraelit, Shimon Peres patën thënë se kanë ndërmend që të takohen së shpejti që të bisedojnë për rrugët e sendërtimit të armëpushimit që t’i jepet fund dhunës 11 muajshe.
XS
SM
MD
LG