Ndërlidhjet

BEOGRAD


Koalicioni në pushtet në Serbi është dakorduar mbrëmë që t’i japë autonomi më të madhe Vojvodinës multietnike, që ia kishte suprimuar regjimi i Millosheviqit në vitet 1989-99. Kryeministri i Serbisë, Zoran Xhinxhiq ka shpallur këtë vendim pas mbledhjes së koalicionit të Opozitës Demokratike të Serbisë dhe ka thënë se disa pjesë të pushtetit do të barten tek Qeveria e krahinës brenda disa javësh.
Kryetari i Parlamentit të Vojvodinës, Nenad Çanak e ka mirëpritur vendimin si rezultat më të mirë, të mundëshëm që mund të pritet tash.
XS
SM
MD
LG