Ndërlidhjet

logo-print

George Robertson: Natoj-a vjen në Maqedoni për t’ju ndihmuar në ndërtimin e një ardhmërie më të mirë në Evropën moderne me ju


Stevo Pendarovski, këshilltar i presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski ka thënë se “Forcat e Nato-s i pret një mision mjaft delikat, me shkallë të lartë të përgjegjësisë. Ai, pastaj, ka theksuar se “Maqedonia do të respektoj marrëveshjen për armëpushim dhe do ti krijoj Nato-s të gjitha parakushtet e domosdoshme për suksesin e plotë të këtij misioni”. Ndërkaq, një zëdhënës i kryengritësve, i njohur si Besniku, i ka deklaruar agjencisë “Associated Press” se “për fat të keq, në të kaluarën, Maqedonët, në aspektin politik dhe ushtarak, kanë manipuluar me këtë situatë; rrjedhimisht edhe fuqitë përëndimore ishin të manipuluara në të kaluarën. Shpresojmë se me ardhjen e Nato-s, kjo gjë do të ndërroj”.

Duke folur për këtë mision, sekretari i përgjithshëm i Natos, George Robertson tha se “ky mision përmbanë në vete edhe rrezikun; por anëtarët e Aleancës, megjithatë, janë pajtuar që të dërgojnë trupat, ngase e dinë se rreziku i mosdërgimit të tyre është shumë më i madh”.

Këtë zhvillim, George Robertson e sheh si pjesë të një procesi:

- Por ky vendim, nuk është fundi i rrugës; është pjesë e procesit që do të pasoj implementimin e marrëveshjes historike të nënshkruar nga liderët e partive politike me 13 gusht. Përfundimi i procesit, ratifikimi i ndërrimeve të propozuara kushtetuese, tash është në duart e popullit të ish republikës jugosllave të Maqedonisë dhe të liderëve të tij.

Sekretari i përgjithshëm i Natos, tha se komandanti suprem i forcave aleate për Evropë, gjenerali Ralston dhe Komiteti ushtarak i Nato-s kishin thënë se situata në terren është e tillë që lejon operacionin dhe se çdo vonesë vetëm mund ta ngrisë shkallën e rrezikut, që është i kalkuluar.

George Robertson kishte edhe dy porosi:

- Kam një mesazh për ata që besojnë në të ardhmen dhe të cilët nuk dëshirojnë luftë; për ata që janë ndërtues e jo shkatërrues. Natoj-a vjen në Maqedoni për t’ju ndihmuar në ndërtimin e një ardhmërie më të mirë në Evropën moderne me ju.

Zoti Robertson pastaj shtoi:

- Unë kam edhe një mesazh për ata që besojnë në dhunë ose në zgjidhjen ushtarake: nuk ka zgjidhje me dhunë. Ajo sjell vetëm vdekje, shkatërrim, fatkeqësi dhe varfëri. Lufta civile në Maqedoni sjell vetëm gjakderdhje e jo zgjidhje.

Gjatë procesit të vendosjes politike në selinë e Aleancës Veri-Atlantike, Francois Leotard, ndërmjetësues i Bashkimit Evropian në IRJM, foli para Këshillit të Nato-s dhe Komitetit Politik dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian.

Francois Leotard dhe emisari i Shteteve të Bashkuara, James Pardew morën pjesë në ndërmjetësimin e palëve në Maqedoni me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes-kornizë.

Zoti Leotard tha se votimi për ndërrimin e Kushtetutës së Maqedonisë është përgatitur për 31 Gusht. Pastaj, gjatë 45 ditëve të ardhshme, paralelisht dhe në mënyrë të kombinuar do të zhvillohet procesi i reformave kushtetuese dhe ai i vendosjes së Nato-s.

Francois Leotard vlerësoi, siç transmeton agjencia Associated Press, se kjo do të jetë një periudhë vendimtare për ardhmërinë e këtij vendi.

Misioni i Nato-s në Maqedoni do të udhëhiqet nga Britania, që do të ketë afro 1800 ushtarë. Tashmë në Maqedoni gjendet një pjesë e forcës pararojë, e komanduar nga Barney White Spunner.

Stevo Pendarovski, këshilltar i presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski ka thënë se “Forcat e Nato-s i pret një mision mjaft delikat, me shkallë të lartë të përgjegjësisë. Ai, pastaj, ka theksuar se “Maqedonia do të respektoj marrëveshjen për armëpushim dhe do ti krijoj Nato-s të gjitha parakushtet e domosdoshme për suksesin e plotë të këtij misioni”.

Ndërkaq, një zëdhënës i kryengritësve, i njohur si Besniku, i ka deklaruar agjencisë “Associated Press” se “për fat të keq, në të kaluarën, Maqedonët, në aspektin politik dhe ushtarak, kanë manipuluar me këtë situatë; rrjedhimisht edhe fuqitë përëndimore ishin të manipuluara në të kaluarën. Shpresojmë se me ardhjen e Nato-s, kjo gjë do të ndërroj”.

Zyrtarë të Nato-s kanë thënë se ende nuk ka marrëveshje lidhur me numrin e saktë të armëve, që do të mblidhen. Ata theksojnë se mbledhja e armëve është pjesë e procesit për krijimin e mirëbesimit në marrëveshjen politike.

XS
SM
MD
LG