Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Në Aeroportin Shkupit vazhdojnë të aterojnë avionë me ushtarë nga vendet e NATO-s, në kuadër të Misionit për mbledhjen e armatimit, që vullnetarisht do ta dorzojnë kryengritësit shqiptarë. Deploimi i plotë i forcës 3.500 ushtarësh mund të marrë nja dhjetë ditë, por trupat do të jenë në gjendje të fillojnë me mbledhjen e armëve nga dita e hënë, ka thënë në Shkup zëdhënësi i NATO-s, Peter Altmannsperger. Qeveria e Maqedonisë thotë se kryengritësit disponojnë me nja 60 mijë armë të ndryshme, zyrtarët perëndimorë vlersojnë se duhet dorëzuar më pak se 3.000, por numri egzakt i armëve që duhet dorëzuar është në diskutim e sipër midis zyrtarëve të Aleancës, kryengritësve dhe Qeverisë.
XS
SM
MD
LG