Ndërlidhjet

NEW YORK


Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Human Righst Watch thotë në një raport se forcat policore maqedonase vazhdojnë me praktikën e abuzimit të ashpër arbitrar të shqiptarëve të Maqedonisë dhe se Qeveria duhet të shqyrtojë urgjentisht dhunën në stacionet e saja policore. Në raport thuhet se shqiptarë etnikë janë abuzuar ashpër, e në disa raste janë rrahur për vdekje, pa gjasën më të vogël që abuzuesit të japnin llogari. Abuzimet e policisë kundër shqiptarëve etnikë mbnesin brengë serioze, megjith nënshkrimin e marrëveshjeve të fundit për paqe, thuhet në raport dhe u bëhet thirrje organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Maqedoni që të rrisin dramatikisht vrojtimin e të drejtave të njeriut në ate vend.
XS
SM
MD
LG